Institut Pere Martell
SEKSIONI 1: INFORMACIONET BAZË
- Titulli i praktikës më të mirë: Institut Pere Martell
- Faqja e internetit: https://institutperemartell.cat/
- Rrjetet sociale: https://www.instagram.com/insperemartell/
- Vendndodhja: Autovia de Salou, s/n, 43006, Tarragona (Spanjë).
SEKSIONI 2: PËRSHKRIMI I PRAKTIKËS
- Përshkrim i Shkurtër i Praktikës:
Instituti Pere Martell është një nga qendrat kryesore publike të Trajnimit Profesional (FP) në Tarragona. Instituti ofron cikle të Diplomës së Lartë në Energjitë e Rinovueshme dhe Menaxhimin e Ujit, së bashku me fusha të tjera profesionale si Artet Grafike dhe Automobilistika. I përkushtuar ndaj cilësisë, Pere Martell bashkëpunon me organizata si FPEmpresa për të lidhur qendrat e trajnimit me kompanitë, duke përmirësuar integrimin e studentëve në tregun e punës. Ai ofron shërbime këshillimi për sipërmarrësit dhe ka një histori të gjatë të mobilitetit ndërkombëtar për studentët dhe stafin, duke marrë pjesë në projekte nëpër Evropë që nga viti 1992. Ky fokus në inovacion dhe angazhim global siguron zhvillim profesional të rëndësishëm dhe me cilësi të lartë.
- Periudha e Implementimit: 2011 - në vazhdim
- Statusi:
[ ] I Planifikuar [ ] Fazë pilotimi [ ] Implementuar plotësisht [X] Në vazhdim dhe zhvillim
- Fushat Tematike të Trajtuara:
[ ] Nga Ferma në Tavolinë / Sistemet e Ushqimit të Qëndrueshëm
[ ] Menaxhimi i Mbetjeve
[X] Efikasiteti i Burimeve
[ ] Tjetër: ___________
- Përshkruani se si praktika përputhet me fushat tematike të përzgjedhura:
Cikli i Energjive të Rinovueshme të Institutit Pere Martell (CFPS EAC0) trajnon profesionistë në menaxhimin dhe operimin e instalacioneve të energjisë së erës dhe diellore fotovoltaike, duke promovuar drejtpërdrejt përdorimin e energjisë së qëndrueshme dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Cikli i Menaxhimit të Ujit (CFPS EAD0) fokusohet në përdorimin efikas të ujit, trajtimin dhe shpërndarjen e tij, duke siguruar menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe mbrojtje të mjedisit.
Të dy programet përfshijnë në kurrikulën e tyre temën "Qëndrueshmëria e aplikuar në sistemin prodhues", duke harmonizuar praktikën me efikasitetin e burimeve dhe duke nxitur inovacionin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).
- Shpjego si përshtatet ky aktivitet me sektorin e turizmit:
Trajnimi i Institut Pere Martell promovon drejtpërdrejt efikasitetin e burimeve në sektorin e turizmit. Në ciklin e Menaxhimit të Ujit, modulet "Menaxhimi i cilësisë së operacioneve dhe mjedisit" dhe "Teknikat e ndërtimit në instalimet e ujit" pajisin profesionistët për të zbatuar përdorimin efikas të ujit në hotele/restorante, duke përfshirë instalimin e pajisjeve me konsum të ulët të ujit, trajnimin e stafit për shmangien e rrjedhjeve të vazhdueshme të ujit dhe riparimin e rrjedhjeve.
Në mënyrë të ngjashme, cikli i Energjive të Rinovueshme dhe moduli "Qëndrueshmëria e aplikuar në sistemin prodhues" mundësojnë adoptimin e masave për kursimin e energjisë, siç janë ndriçimi LED dhe sistemet inteligjente të kontrollit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC) me sensorë për praninë e njerëzve.
Ky trajnim mbështet mbrojtjen e mjedisit dhe forcon konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në
ekonominë e gjelbër.
- Çfarë vlerash mësimore ofron kjo praktikë për trajnimin AFP, zhvillimin e kurrikulave ose ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve?
Instituti Pere Martell ofron një vlerë të konsiderueshme në mësimdhënie duke krijuar qendra të shkëlqyeshme të AFP (arsimi dhe trajnimi profesional). Ai siguron që zhvillimi i kurrikulave të jetë i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm ndaj kërkesave të tregut dhe mjedisit, duke përfshirë edhe një rishikim të propozuar të kurrikulave për transportin dhe mirëmbajtjen e automjeteve, në përputhje me angazhimet për efikasitet dhe mjedis. Për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve, ai ofron trajnime për mësuesit në avancimet digjitale, metodologjike dhe teknologjike, duke integruar teknologjitë e reja dhe metodat inovative të mësimdhënies. Praktika promovon inovacionin dhe biznesin, duke përgatitur profesionistë konkurrues në ekonominë e gjelbër.
SEKSIONI 3: SFIDAT DHE PËRPUTHSHMËRIA ME PARIMET E EKONOMISË QARKULLUESE
- Çfarë sfidash ose pengesash u adresuan?
[ ] Menaxhimi dhe hedhja e mbeturinave
[X] Përdorimi i energjisë/burimeve
[ ] Kufizimet e infrastrukturës
[ ] Sezonaliteti
[X] Mangësitë në aftësi dhe kapacitete
[X] Vetëdijesimi i ulët për ekonominë qarkulluese
[ ] Rezistenca në sjellje
[ ] Kufizime financiare ose mungesë fondesh
[ ] Tjetër: ________________________________
- Si u tejkaluan këto sfida?
Instituti Pere Martell përballon mangësitë në aftësi dhe kapacitete duke ofruar programe të specializuara të arsimit dhe trajnimit profesional (AFP), si Energji të Rinovueshme (CFPS EAC0) dhe Menaxhimi i Ujit (CFPS EAD0), që përfshijnë module si "Qëndrueshmëria e aplikuar në sistemin prodhues". Instituti zhvillon mbi 50 programe AFP dhe rishikon kurrikulën për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe mjedisit. Gjithashtu, ofron trajnime për mësuesit në avancimet digjitale dhe teknologjike.
Vetëdijesimi i ulët për Ekonominë Qarkulluese (EC) trajtohet përmes krijimit të qendrave të ekselencës në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrje. Përmes projekteve si 3LoE, Pere Martell promovon kursimin e energjisë, përdorimin e energjive të rinovueshme dhe mbrojtjen e klimës, duke nxitur sipërmarrjen e gjelbër dhe duke forcuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme konkurruese.
- Cilat strategji të ekonomisë qarkulluese adreson kjo praktikë?
[X] Energjia e rinovueshme/ eficienca e energjisë
[X] Kursimi i ujit
[ ] Dizajn i produkteve/shërbimeve në mënyrë qarkore
[ ] Sistemet e ushqimit të qëndrueshëm / zinxhirë të shkurtër ushqimorë
[ ] Eko-certifikimet ose standarde të gjelbra
[ ] Riparimi, rinovimi, ose ripërdorimi i infrastrukturës/mobiljeve
[ ] Mjetet digjitale për qarkullim ose qëndrueshmëri
- Përshkruani pse kjo praktikë mund të konsiderohet si një ‘praktikë më e mirë’ dhe si kontribuon ajo në një ose më shumë parime të ekonomisë qarkulluese
Instituti Pere Martell është një ‘praktikë më e mirë’ si Qendër e Ekselencës Profesionale. Programi i tij për Energji të Rinovueshme (CFPS EAC0) kontribuon drejtpërdrejt në eficiencën e energjisë duke trajnuar profesionistë në menaxhimin e instalimeve me energji eolikr dhe diellore, duke promovuar përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe mbrojtjen e klimës. Cikli i Menaxhimit të Ujit (CFPS EAD0) mbështet kursimin e ujit duke mësuar përdorimin efikas, trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, duke integruar “Qëndrueshmërinë e aplikuar në sistemin prodhues”. Kjo qasje fuqizon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme inovative në ekonominë e gjelbër.
- Përshkruani pse kjo praktikë mund të konsiderohet si novative. Çfarë qasjeje të re, krijuese ose të përdorur pak sjell vlerë të shtuar në zhvillimin e turizmit qarkullues?
Cikli i Energjive të Ripërtëritshme (CFPS EAC0) në Institutin Pere Martell adreson drejtpërdrejt kërkesat e tregut modern dhe tranzicionin e dyfishtë. Ky program integron module si “Digjitalizimi i aplikuar në sektorët produktivë” dhe “Qëndrueshmëria e aplikuar në sistemin prodhues”. Kjo qasje sjell vlerë të shtuar në zhvillimin e turizmit qarkullues duke mundësuar hotelet dhe restorantet të adoptojnë burime energjie të gjelbër dhe të pavarur, duke reduktuar gjurmën e karbonit dhe kostot e operimit. Për më tepër, shërbimi i Inovacionit në Pere Martell zhvillon projekte të përshtatura me kompanitë, duke nxitur modele të reja biznesi të qëndrueshme dhe konkurrencë në ekonominë e gjelbër, ku mund të përfitojnë drejtpërdrejt bizneset e turizmit që kërkojnë zgjidhje qarkulluese
SEKSIONI 4: BASHKËPUNIMI
- Përshkruani çdo bashkëpunim që ka qenë i përfshirë në zhvillimin e kësaj praktike. A përfshin kjo
praktikë autoritete lokale apo grupe të tjera?
Instituti Pere Martell bashkëpunon gjerësisht si në nivel lokal, ashtu edhe ndërkombëtar. Si një Qendër e Integruar e Arsimit Profesional, ai bashkëpunon me administratën publike, kompani, sindikata dhe institucione të tjera territoriale. Përmes projektit 3LoE, përfshihen njëzet e një partnerë strategjikë evropianë dhe mbi gjashtëdhjetë kompani të lidhura, përfshirë Sorea dhe Agbar në Katalonjë. Projekti gjithashtu përfshin bashkëpunim me Universitetin Rovira i Virgili dhe aktorë të tjerë rajonalë. Në nivel ndërkombëtar, projekti 3LoE përfshin 70 partnerë të lidhur nga 13 vende, duke përfshirë autoritete publike, kompani, institucione të arsimit të lartë dhe OJQ.
SEKSIONI 5: REZULTATET DHE ZBATUESHMËRIA
- Çfarë rezultatesh të matshme janë arritur?
Instituti aktualisht arsimon 1500 studentë me 145 profesionistë dhe së fundmi ka marrë statusin e Qendrës së Integruar të Arsimit Profesional dhe Teknik (AFP). Ai gjithashtu ka mundësuar dhjetëra vende mobiliteti ndërkombëtar për studentë dhe staf që nga viti 1992.
- Pse kjo praktikë është e rëndësishme për kontekstin e turizmit në Shqipëri?
Fokusi i Institutit Pere Martell mbi Ekonominë e Gjelbër, Digjitalizimin dhe Sipërmarrjen është shumë i rëndësishëm për turizmin shqiptar. Programet e tij për Energjitë e Rinovueshme (CFPS EAC0) dhe Menaxhimin e Ujit (CFPS EAD0) ofrojnë aftësi kyçe për turizmin e qëndrueshëm, duke adresuar kursimin e energjisë, mbrojtjen e klimës dhe përdorimin efikas të ujit, për shembull në hotele. Shkollat shqiptare të arsimit profesional dhe teknik (AFP) mund të mësojnë nga zhvillimi i kurrikulave dhe bashkëpunimi me industrinë i Institutit Pere Martell, për të përgatitur profesionistë të aftë për një sektor turizmi më të gjelbër.
- Cili është potenciali i zgjerimit të mëtejshëm të kësaj praktike? Si mund të aplikohet ose përshtatet në destinacione ose biznese të tjera turistike në Shqipëri?
Praktika ka potencial të lartë zgjerimi, siç dëshmohet nga projekti 3LoE që krijoi 8 qendra të ekonomisë së gjelbër në 7 vende. Ky model mund të adaptohet nga shkollat profesionale dhe teknike (AFP) në Shqipëri, duke zhvilluar programe të specializuara të ngjashme për destinacionet e tyre turistike. Ata mund të nxisin partneritete me bizneset lokale të turizmit, duke integruar trajnim praktik mbi përdorimin e energjive të rinovueshme dhe menaxhimin efikas të ujit, të përshtatura me nevojat dhe burimet specifike rajonale.
- Çfarë këshillash do t’u jepje të tjerëve që duan të zbatojnë një iniciativë të ngjashme?
Për të zbatuar një ofertë arsimi profesional dhe teknik (AFP) që i përgjigjet tregut, shkollat duhet të vendosin në prioritet bashkëpunimin e ngushtë me industrinë, duke përshtatur rregullisht kurrikulën për të përmbushur kërkesat e tregut dhe sfidat e reja. Duhet të zhvillojnë programe gjithëpërfshirëse, siç janë mbi 50 programet e Pere Martell, që integrojnë aftësi të ekonomisë së gjelbër, digjitalizimin dhe sipërmarrjen në të gjitha nivelet. Investimi në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve për teknologjitë e reja dhe metodat inovative është i domosdoshëm.
Gjithashtu, duhet të inkurajojnë inovacionin, të veprojnë si inkubator biznesi dhe të promovojnë mobilitetin ndërkombëtar për shkëmbimin e praktikave më të mira.